http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo kambane e cila i përkiste Kishës Katolike, brenda kalasë se Krujës konsiderohej e zhdukur! Por, Tomorr Merlika, një qytetar i zakonshëm krutan e kishte ruajtur atë ne bodrumin e shtëpisë te tij, qe prej mesit te viteve '90, pas zjarrit qe përfshiu kishën. Sot, ne ditën kombëtare te trashëgimisë kulturore, burri ne moshe ia dorëzoi objektin drejtorisë rajonale te monumenteve, duke dhëne një mesazh qytetarie e rrëfyer njëkohësisht sesi me fanatizëm mbrojti te shkuarën. Por, pavarësisht gjestit fisnik te krutanit, rrënimi i trashëgimisë kulturore vijon te mbetet një nga problemet me te mprehta ne vend. Per kete arsye, Ministria e Kulturës ka çelur për here te pare këtë te diele, faqen e internetit shpetothesarin.com. Per ministren Mirela Kumbaro, ky eshte hapi i pare i denoncimit per tu pasuar me nje strategji. E ndërkohë qe dita e trashëgimisë u celebrua edhe me ekspozimin e koleksioneve me veshje kombëtare e stoli, ne sajtin shpetothesarin.com kane nisur edhe denoncimet e para, ku nderhyrjet ne zonat arkeologjike te Durrësit apo dëmtimi i afreskeve janë disa nga imazhet e para.