http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Analiz Strazimiri dhe Ismete Zyma jane dy zonja ne moshe, te cilat e njohin mire dashurinë, ate ku sakrifikohet! Shembulli kane qene dy nenat e tyre, te dyja austriake, e te martuara me burra shqiptare. Siç tregojnë ato, dashuria i beri gratë qe te lëne pas jetën vjenezë per te jetuar ne Shqipërinë komuniste e aspak miqësore me to. Por historia e ketyre dy grave, është vetëm nje prej dhjetëra te tjerave qe rrëfejnë martesat austro-shqiptare nder vite. Fatos Baxhaku, pas kërkimeve disa mujore ne arkiva e intervista personazhesh, sjell 16 histori burrash e grash, qe udhëtuan me qindra kilometra per t'u vendosur ne Shqiperi, edhe pse sipas gazetarit, keto familje kane qene me shume, mbi 40. Lidhjet austriako-shqiptare, te paktën te dokumentuara nisin nga fundi i shek. 16, por ne librin "Çadra e Kuqe" përmenden fatet e familjeve prej shek.19. Pjese e rrëfimeve është edhe historia e familjes se përkthyesit te njohur Robert Shvarc, vjenezë me rrënje hebre.