Call center-i, biznesi që punëson të rinj - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 17

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jeton dhe punon ne Tirane, por pjesen me ta madhe te dites komunikon me shtetas italiane. Si punonjëse ne nje call center, Eriselda lidh kontrata me banore te Italise per shërbime ne energjetike dhe telekomunikacion. Edhe pse nuk ka marre profesionin qe dëshironte, sot eshte e kënaqur qe ka nje pune dhe page relativisht te mire. Jane rreth 10 mije te rinj, qe kane mbaruar universitetin, dhe sot punojne ne kompani call center-i, aty ku punen e kane te lidhur me komunikimin dhe gjuhen e huaj. Vetem njeri prej ketyre bizneseve prane Zogut te Zi, ka te punesuar 3 mije te rinj. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj, gjate nje takimi me te rinj te punesuar, shprehu mbeshtetje per keto biznese. Krahas lehtësirave fiskale per kompanite, ministri Veliaj deklaroi se duhet t'i jepet prioritet Fakulteteve te Gjuhëve te Huaja dhe atyre te Teknologjisë se Iinformacionit. Pas fasoneve, bizneset e call center-it ne Shqipëri zene vendin e dyte per numrin e te punësuarve. Por, ndryshe nga te paret, kompanitë e call center-it punësojnë te diplomuar dhe njohës te gjuhëve te huaja.