http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dënime te rende për Flamurtarin dhe Kukësin nga disiplina pas incidenteve ne javën e dyte te superliges shqiptare te futbollit. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF pasi shqyrtoi problemet e konstatuara ne fushat e futbollit ne fundjave vendosi qe Flamurtarit ti zbresë tre pike nga klasifikimin i përgjithshëm dhe te luaje katër ndeshje jashtë stadiumit te tij. Vlonjatet humbasin kështu tre piket e fituara me Skënderbeun pas incidentit ne fushën e tyre ku u godit presidenti i ekipit korçar Ardian Takja. Ndërkohë një dënim te rende mori edhe Kukësi ne ndeshjen me Vllaznine për hedhje te sendeve te forta ne fushe duke shkaktar ndërprerjen e ndeshje. Skuadra verilindore humbi ndeshjen ne tavoline 0-3 ndërsa do te luaj edhe ajo 4 ndeshje jashtë stadiumit. Po kështu nga vendimet e tjera nuk shpëtuan edhe dy skuadrat e Beses dhe Laçit. Kavajasit për sjellje te gabuar te tifozëve ne takimin kundër Teutës do te luajnë dy ndeshje pa spektatore ndërsa kurbinasit për dështim ne përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e takimit kundër Partizanit u gjobiten me 50 mije leke.