Presidenti Nishani dekreton qeverinë e re - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar ministrat e qeverise se re, nje dite pas dorëzimit te listes se kabinetit nga ana e kryeministrit te mandatuar Edi Rama. Ndersa eshte mbyllur procedura e dekretimit te qeverise, krerët e grupeve parlamentare kane arritur konsensus edhe per mënyrën e prezantimit dhe miratimit te programit qeverisës duke shtyre seancën ne orën 18:00 te pasdites. Kjo shtyrje i dha fund situatës se tensionuar mes maxhorances dhe opozitës, pasi sot do te jete vetëm prezantimi i programit nga kryeministri i mandatuar Edi Rama, ndërkohë qe ditën e shtune do te vijojnë diskutimet rreth tij. Pas mbledhjes me deputetet demokrate dhe aleatet, kryetari Lulzim Basha kërkoi qe maxhoranca te depozitoje ne përputhje me Kushtetutën programin, pasi ligji themeltar i shtetit parashikon paraqitjen e programit ne nje kohe me përbërjen e kabinetit, duke e cilësuar anti-ligjor depozitimin e programit një dite para dekretimit te ministrave. "Uroj që vendosja e procesit në binarët kushtetues të nisë një orë e më parë, duke filluar me depozitimin kushtetues të programit të qeverisë, çka nuk ka ndodhur akoma. Mazhoranca duhet ta kuptojë se përgjegjësitë e saj sot janë përtej një shfaqjeje mediatike, këto janë përgjegjësi kushtetuese dhe duhet të ushtrohen në mënyrë kushtetuese. Presim që programi të na vihet në dispozicion në mënyrë kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë", tha zoti Basha Partia Demokratike pritet te kërkojë ne seancën e stome te drejtën e fjalës pas prezantimit te programit; ndërkohë qe te shtunën te 57 deputetet e opozitës do te diskutojnë rreth vizionit te qeverise Rama për Shqipërinë e 4 viteve te ardhshme.