Lufta ne sytë e një sirianeje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një pjese e familjes se Alja Noha Khaled! Sirianes qe jeton ne Tirane prej 9 vitesh, i është bashkuar 3 muajt e fundit ne Shqipëri edhe motra e saj Nadia. Lufta është fjala qe përmendet me shume ne këtë shtëpi dhe Alepo qyteti i tyre, është vendi ku aktualisht jetojnë ende nena dhe dy vëllezërit, me te cilët komunikojmë vetëm kur punojnë linjat telefonike. Ndryshe nga Alja e cila ka pare gjithçka nga televizori, Nadia i ka te freskëta imazhet dhe tmerret e luftës civile. Keshtu si Nadia e mendon dhe Alja. Por, ajo është shume me aktive dhe e drejtpërdrejte ne atë çka për te quhet lufte. Prej disa muajsh ka organizuar ne Tirane protesta kundër regjimit te Asad. Megjithatë, kur e pyet nëse mbështet rebelet apo ndërhyrjen ushtarake, ajo nuk do te përkrah askënd. Alja thotë se është nje atdhetare qe edhe pse organizon protesta te cilat nuk mbështeten nga mbi 30 familje siriane ne Shqipëri, e bën këtë për dy vajzat e saj, Lurin 7 vjeç dhe Laren 5, te cilat edhe pse nuk kane lindur ne Siri, me naivitetin e nje fëmije te përgjigjen se çfare po ndodh atje per to. Pavarësisht asaj çka do te ndodhe dhe patriotizmit qe Alja thotë se ka, siriania e ka te vështire te jete optimiste. Për te, e ardhmja do te jete....e zeze. E megjithatë vendi i origjinës nuk harrohet kurrë.

Free Traffic Exchange