https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ajo është një femër në rininë e saj të vonë dhe ka helmuar me arsenik 15 persona të rrethit të saj familjar. Ketë personazh po kërkon Teatri Kombëtar për premierën e tij më të re, "Liri në Bremen" të dramaturgut dhe regjisorit gjerman Raine Verne FasBinde. Për herë të dytë, institucioni po zhvillon audicionet e hapura ku 22 aktorë konkurrojnë pikërisht për rolin kryesor, e më pas, Sesilia Plasari, regjisorja e dramës do të përzgjedhë fituesen. Procesi i audicioneve i cili ka filluar tashmë të praktikohet në Teatrin Kombëtar, duket se është përkrahur nga aktorët e rinj, duke ju dhëne mundësi atyre të bëhen pjesë e premierave të institucionit. "Liri në Bremen", është një vepër e frymëzuar nga një ngjarje e vërtete e vitin 1831. Ekzekutimi i fundit publik me prerje koke, ishte ai i një gruaje, personazhit kryesor të veprës. Më shumë se sa një ngjarje e kronikës së zezë, drama gjermane është një tragjedi e jetës tonë sociale.