http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pamja e Tiranës mesditën e te martës ka qene me reshje shiu te cilat paralajmërojnë fundit e stinës se verës. Stuhitë e shiut duket se kane përfshire te gjithë vendin, duke ulur edhe temperaturat e ajrit. Kjo e marte, është karakterizuar nga temperature qe nuk i kaluan 32 grade celsius, ndërkohe qe vlerat e ulëta luhaten nga 15 deri ne 21 grade. Mësohet se reshjet kane shkaktuar probleme ne qytetin e Durrësit, ku disa zona janë edhe përmbytur. Qarkullimi i mjeteve ka qene gjithashtu problematik si ne Tirane dhe ne Durrës. Moti parashikohet te jete me re dhe diell te mërkurën, duke sjelle vranësira mesatare e deri ne te dendura, ndërkohe qe pritet te ketë përsëri reshje shiu ne forme shtrëngatash ne te gjithë vendin.