Bode-Malaj, përplasje me shifra - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngërçi qe ka prekur financat publike ka bere qe te shtohen faturat e papaguara ndaj biznesit. Janë 7 miliard leke fatura te pashlyera nga dega e thesarit ndaj biznesit, dhe Ministri i Financave pranon, se do te ketë një vonese dy tre javore ne pagesën e tyre. Kjo për faktin se janë kryer pagesa me emergjente si janë rroga, pensione apo borxhe. Por për ish-ministrin Arben Malaj shifra te tilla pjesore te bëra publike nga zoti Bode, nuk tregojnë borxhin real te qeverise, ndaj kompanive. Duke bere një analize te ecurisë se financave publike, për periudhën janar-korrik, ministri Bode pranon se mos realizimi i te ardhurave ka qene ne masën 11. 5 miliard leke. Ndërsa deficit buxhetor është konsumuar ne masën 70 %. Për këtë, Bode fajëson bashkitë dhe komunat, qe kane shpenzuar pjesën me te madhe te parave ne 7 muajt e pare te vitit. Për zotin Bode periudha ne vazhdim për bashkitë dhe komunat do te jete e vështire, pasi pushteti lokal nuk do te ketë fondet e nevojshme për shërbimet publike.