Diploma, leter pa vlere - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është diplomuar për inxhinieri ndërtimi, por asnjë dite nuk e ka ushtruar këtë profesion. Për te mos mbetur pa pune dhe për te mos u kthyer ne qytetin e saj, Vlorën, Artemisa Begeja, punon ne Tirane ne një Call Center. Edhe pse puna qe bën nuk ka asnjë lidhje me profesionin, 22- vjeçarja tregon se  paga e mire dhe qëndrimi ne kryeqytet e justifikojnë sipas saj daljen nga profili. Por si Artemisa janë me qindra te rinj qe diplomën e mbajnë ne sirtar dhe bëjnë pune nga me te ndryshmet për te përballuar jetën. Mjeke te rinj, juriste e ekonomiste sot i gjejmë si punonjës ne Call Center, Kameriere, Shpërndarës Barnash dhe pune te tjera te cilat nuk kane lidhje me zanatet e tyre. Po perse diploma e tyre është bere gati e pavlefshme për tregun e punës? Drejtues te universiteteve tregojnë se mania e te gjithë te rinjve për te ndjekur shkollën e larte dhe me pas për te qëndruar ne Tirane e ka bere te pamundur punësimin e tyre. Çdo vit nga  Fakulteti i Mjekësisë diplomohen  500 Mjeke, Farmaciste dhe Stomatologe te rinj. As gjysma e tyre nuk arrijnë ne vene ne përdorin diplomën. Ndërsa ne degët  si Ekonomik, Drejtësi apo Mësuesi situate është edhe me e keqe. Dekani i Fakultetit te Mjekësisë propozon qe ne degët specifike te funksionojnë kontratat me shtetin para hyrjes ne shkolle te larte. Çdo vit nga Universitetet Shqiptare Publike dhe Private diplomohen mbi 15 mije te  rinj por vetëm 20% e  arrijnë te punësohen ne profesionin qe kane mbaruar. Deri sa Universitete shqiptare te orientohen sipas kërkesave te tregut te punës, te rinjtë si Artemisa  do te bëjnë pune te ndryshme nga profesioni qe janë diplomuar.