Kukesi humbet ne shtepi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kukesi ka pesuar humbje ne takimin e pare te vlefshem, per raundin e pare playofit te UEFA Europa League. Ne stadiumin Qemal Stafa skuadra shqiptare qe theu rekorde duke kaluar tre ture eshte mundur me rezultatin 0 me 2 nga Trabzonspor, dhe turqit kane hedhur nje hap te sigurte drejt kualifikimit ne fazen e grupeve te ketij turneu. Nje kombinim qe ne minutat e para nga ana e miqve i treguan kuksianeve se nuk do ta kishin aspak te lehte kete ndeshje. Por goli i pare ka ardhur vetem ne minuten e 31 ku gjyqtari akordoi nje penallti pas nje prekje me dore te topit ne zone te mbrojtesit Brahja. Nga pika e bardhe Mierzejewski, mposhti portierin Halili duke kaluar ne avantazh skuadren e tij. Skuadra e trajnerit Cungu u mundua te reagonte me fillimin e pjeses se dyte po ishte e pafuqishme perballe turqve te vendosur mjaft mire teknikisht ne fushe. Ne minuten e 67' pas nje kundersulmi te shpejte turqit gjeten edhe golin e dyte me Henrique duke mbyllur perfundimisht shpresat e Kukesit per nje rezultat pozitv. Ne minutat e mbetura miqte mund ta kishin thelluar rezultatin nderkohe qe tentativa e Kukesit ishte shume larg portes kundershtare. Ndeshja e kthimit Trabzonspor - Kukësi do të zhvillohet në Turqi në datën 29 gusht. -- Gjithsesi arritja deri ketu e skuadres kuksiane edhe ne rast se do te eleminohet ishte nje sukses dhe rekord per futbollin shqiptar

Free Traffic Exchange