INTEGRIMI I VESHTIRE I ROMEVE.mpg - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Romet meritojne te integrohen dhe te jetojne si te gjithe ne. Deri ketu,askush nuk ka kundershtime.Por ajo qe ne kuptojme me integrim,nuk eshte shpesh dhe kuptimi I tyre,apo ajo qe vete romet zgjedhin per veten...Kjo eshte Migena Maksuti! 26 vjecarja rome, eshte pjese e familjeve tashme te pastreha, qe jetojne ne trotuarin jashte qendres se realizimit te veprave te artit. Ajo tregon se para disa vitesh mori zanatin e parukieres, por e braktisi shpejt ate, pasi mbledhja e materialeve te riciklueshme, i sillte me shume te ardhura.Ne nje tjeter zone te Tiranes, ne Selite jetojne rreth 60 familje te tjera te ketij komuniteti. Armandi, 19 vjec pohon se ka luajtur futboll me ekipin e te rinjve te Tiranes, por nuk e ka vijuar per shkak se mungonin te ardhurat nga ky zanat...Per Mira Kazhanin, gazetare e cila disa dite me pare publikoi nje opinon nen nje titull provokues "Une dua te jem rome", ajo cka quhet diskriminuese eshte t'i nxjerresh ata nga tradita shekullore e nomadit.Ne fakt, njesoj si ne Shqiperi edhe ne vende te tjera te Ballkanit, te cilat jane pjese e BE, si Rumania apo Bullgaria integrimi i romeve duket i veshtire.Ne nje raportimte Dojce Veles, ku citohet komisionerja e BE-se, per te drejtat civile, Vivian Reding, nje ne tre rome eshte i papune dhe 90 perqind jetojne ne kufifirn e varferise.