Shqiptaret i rrinë larg mjekut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret mund te konsiderohen si populli qe shkon me rralle tek mjeku. Kontrollet shëndetësore me se shumti kryen kur individi sëmuret. Ndërsa kultura për te kryer analiza periodike me qellim parandalimin e sëmundjeve, mungon. Si për ironi te fatit, Lutfije Duka e cila punon prej vitesh ne sistemin shëndetësor si sanitare thotë se ka shkuar tek mjeku vetëm kur ka lindur fëmijët. Mjeket e shpjegojnë këtë fenomen jo vetëm si mungese kulture, por edhe boshllëk ligjor. Ne vendet e tjera sigurimi i detyrueshëm i individit përfshin edhe kontrollet periodike te punonjësit, ndërsa ne Shqipëri nuk ka një detyrim te tille ligjor. Por paralelisht me këtë situate, ka edhe nga ata qytetaret te cilët janë me te vëmendshëm për shëndetin e tyre duke kryer vizita te njëpasnjëshme. Por dehte kjo kategori ndërgjegjësohet ti nise kontrollet kryesisht pas moshës 35-vjeçare. Realiteti shqiptar ka shume paradokse. Njeri prej tyre është se çdo drejtues automjeti e kontrollohen një here ne vit makinën nga ana teknike, por kur behet fjale për shëndetin ai troket tek mjeku vetëm kur sëmundja i ka shfaqur shenjat e saj dhe kurimi ne ndonjë rast nuk bën me efekt.

Free Traffic Exchange