Gjermania hetime për vrasjen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtësia gjermane nis hetimet për vrasjen e Diana Ademit ne 28 korrik ne plazhin e qytetit te Vlorës. Kjo për shkak se viktima kishte nënshtetësinë gjermane dhe ka humbur jetën ne rrethana misterioze ne vendin e saj te lindjes. Sipas gazetës "Syd Kurrier" është prokuroria e Ravensburgut ajo qe ka marre ne dore hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe autoreve te ngjarjes se rende për te çilen është mbajtur edhe nje heshtje e plote ne raport me median gjermane. Gazeta ka takuar te birin e Diana Rudit, Adem Kolgjini i cili shpreson shume se nisja e hetimeve edhe nga prokuroria gjermane do te nxisë palën shqiptare te beje me shume ne zbardhjen e se vërtetës. Rudi Ademi 22-vjeçar akuzon policinë dhe prokurorinë shqiptare se nuk po bëjnë punën e duhur për kapjen e autorit Delin H. por edhe për një heshtje te madhe për shkak se duan te mos rrezikojnë frikësimin e turisteve qe kalojnë pushimet ne Shqipëri. Ai ka pozuar për gazetën ne hyrjen e shtëpisë ne Fridrihshafen ku jetonte me te ëmën dhe ku miq e shoke kane vendosur foto te saj dhe kane ndezur qirinj. I biri tregon se lajmin ja dhëne kur ndodhej me pushime ne Japoni e se ka mundur te mbërrije ne Vlore vetëm ditën e varrimit te se emes. Ai ka marre shume pak informacion nga zyrtaret e policisë shqiptare por ka qene media ajo qe sipas tij ka zbardhur ngjarjen ku humbi jetën e ëma. Te gjitha ato qe ka mundur te mësoje ne Shqipëri Rudi Ademi ja ka deklaruar edhe prokurorisë gjermane dhe sipas burimeve te gazetës ato janë te njëjta me ato qe vete prokuroria ka mundur te hetoje. Sipas gazetës drejtoria e policisë se qytetit Fridrihshafen është e njohur me rastin dhe kryeprokurori Karl Jozef Dehl citohet te ketë thëne se hetimet ne drejtim te autorit te dyshuar kane nisur. Ndërkohë është përcaktuar edhe një zyrtar ndërlidhës ne ambasadën gjermane ne Tirane por bashkëpunimi me zyrtaret shqiptare është i dobët. Ka vetëm informacione shume te kursyera nga ana e drejtësisë shqiptare thotë ai. Sipas prokurorit nuk arrihet te shpallet edhe nje urdhër arresti ndërkombëtar nga ana e Interpolit pasi mungojnë fakte dhe dëshmi konkrete qe te rendojnë autorin e ngjarjes. Ai thote se do te behet gjithçka për zbardhjen e këtij rasti. Ne fund te artikullit te saj gazeta ngre pikëpyetje te mëdha nëse do te arrihet qe vrasësi Delin H. te kapet dhe te dale përpara gjyqit për vrasjen e tre personave te pafajshëm.