Apeli i guvernatorit Fullani - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Pas ngritjes së shqetësimit kryesor për çakordimin e financave të vendit nga Banka Botërore dhe ekspertëve të ekonomisë, ka qënë Banka e Shqipërisë ajo që i ka tërhequr vëmendjen Ministrisë së Financave për një menaxhim më të mirë fiskal. Në konferencën e tij të përmuajshme, guvernatori Ardian Fullani tha se raporti mes shpenzimeve publike dhe realizimit të të ardhurave është përkeqësuar gjatë 5 muajve të parë të vitit, ndërkohë që bëri thirrje që në vëmendje të parë të mbetet ruajtja e nivelit të borxhit. Por ndryshe nga Banka e Shqipërisë, ish zv/ministrja e financave Adriana Berberi shpreh dyshime nëse do të arrihet të realizohen siç duhet të ardhurat në arkën e shtetit. Një nga shqetësimet kryesore që ka ngritur opozita pas marrjes së shumicës parlamentare në zgjedhjet e 23 qershorit është boshatisja gjatë muajve të parë të vitit e arkës së shtetit, dhe frika se sa do të realizohen të ardhurat nga tatimet dhe doganat gjatë kohës së tranzicionit të pushtetit.

Free Traffic Exchange