Dy viktima dhe 12 te plagosur është bilanci i dy aksidenteve te ndodhura përgjatë rrugës nacionale Elbasan --Korçe. Ngjarja me e rende është shënuar ne kthesat e Leshnicës ne aksin Pogradec --Korçe. Nga përplasja e nje furgoni pasagjeresh me nje mjet me targa greke kane gjetur vdekjen dy te rinj qe udhëtonin ne makinën e vogël. Drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari Elvis Sekseni ka ndërruar jete menjëherë, ndërsa shoku i tij pasagjer Raid Zaçellari pak me vone ne spital. Dy viktimat, banore te fshatit Pirg, po udhëtonin me shpejtësi ne drejtim te Pogradecit. Po me shpejtësi ka qene edhe furgoni i pasagjereve i cili udhëtonte drejt Korçes. Nga përplasja e forte kane pësuar fraktura drejtuesi i furgonit dhe 8 pasagjeret mes tyre dhe dy fëmije, nje djalë 11 vjeç dhe një vajze 14 vjeç. Per fat te mire te plagosurit jane jashtë rrezikut per jetën ndërsa po trajtohen ne spitalin e Korçes. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa dyshohet se makina me targa greke I ka prere rrugën furgonit. Ndërkohë, te dy mjetet ishin me shpejtësi mbi normat e lejuara. Ne te njejtin interval kohe, nje tjetër aksident u shënua ne afërsi te fshatit Xibrake ne aksin Elbasan --Librazhd. Nje mjet me targa te Tiranës ka dale nga rruga dhe per pasoje kane mbetur te plagosur shtetasit, Arjan Jaupllari drejtuesi i mjetit njëherësh kryetari i Urdhrit te Farmacisteve si dhe dy pasagjeret Jovan Basho dhe Sazan Çeliku. Per fat te tre personat janë jashtë rrezikut per jetën.