PS: Punësimi, Berisha gënjen - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Partia Socialiste ka sulmuar platformën për punësimin te kryeministrit Sali Berisha duke i kujtuar dështimet e tij gjate 8 viteve te kaluara. Sipas opozitës lideri i maxhorances nuk mund te beje premtime elektorale te pabesueshme por duhet te japë llogari për numrin e larte te te papunëve.
"Qeveria ka nja program që quhet program i formimit te punëkërkueseve te papune. Ky program vit pas viti ka punësuar me pak e me pak te papune dhe vitin e fundit është katandisur ne raportimin e punësimit të vetëm 767 vetë. 0.54% të punëkërkuese. Vetëm 1 çdo 1300 të papunë. Program tjetër i nxitjes së punësimit ka ulur çdo vit numrin e punësuarve, dhe ka përfunduar në një derexhe dhe më të keqe se ai i pari. Vetëm 569 të punësuar. 0.4% të punëkërkuesve. 1 çdo 1750 të papunë". Ndërkaq anëtari i grupit te punës për programin Gent Gazheli ka kritikuar sjelljen e qeverise ndaj biznesit te vogël i cili është një prej burimeve kryesore për punësimin. Punësimi dhe taksat janë dy fushëbetejat kryesore ku po luftojnë dy partitë e mëdha per te fituar garën e 23 qershorit.

Free Traffic Exchange