Shtetet e Bashkuara te Amerikës përsërisin apelin e forte per nje proces zgjedhor te lire e te ndershëm ne 23 qershor, rezultati i te cilit te pranohet nga te gjithe.
Gjate nje aktiviteti ku u publikua ndihma qe Shtetet e Bashkuara do te japin per zgjedhjet parlamentare shqiptare, ambasadori Aleksander Arvizu theksoi rendesine e plotesimit te standardeve si kusht per rritjen e besimit te qytetareve tek zgjedhjet dhe tek produkti final i tyre. Sipas diplomatit, per kete duhet kompromis, gjitheperfshirje si dhe angazhim nga qeveria per te zbatuar ligjin. "Nese zgjedhjet e 23 qershorit do te jene te suksesshme, kjo do te varet nga ju dhe liderët tuaj. Nje rezultat i pranueshëm do te vije vetëm nëpërmjet kompromisit dhe gjitheperfshirjes. Ne janar une bera nje editorial per zgjedhjet me titullin, "Nje pergjigje e thjeshte"; sot jam me i bindur se kurre se realizimi i nje procesi zgjedhor te suksesshëm është i arritshëm. Por qe kjo te behet realitet rikthehem tek kompromisi dhe gjitheperfshirja, pasi gjithperfshirja eshte nje term kyç dhe njerëzit duhet t'i kushtojnë me shume vëmendje per te ndërtuar besim tek institucionet demokratike dhe tek procesi. Gjithashtu qeveria ka përgjegjësi te beje zgjedhje qe te jene transparente; ne përputhje me kushtetutën dhe ligjin shqiptar. Nese zgjedhjet zhvillohen ne mënyrë te hapur dhe transparente, me kompromis dhe gjitheperfshirje do te jete e mundur te rritet besimi i qytetareve tek procesi dhe rrjedhimisht edhe tek rezultati. Bejeni kete realitet." Ndersa ambasadori foli per kompromis dhe gjitheperfshirje, kryetarja e KQZ Lefterije Lleshi theksoi se pengesa me e madhe deri tani është presioni i partive politike mbi kete institucion. Ne tone me te buta zëvendëskryetari i KQZ, Denar Biba premtoi konsensus per te zbatuar ligjin dhe per t'i bere zgjedhjet e 23 qershorit, te lira e te ndershme. Shtetet e Bashkuara do te japin nje ndihme prej 1 milion dollarësh per zgjedhjet parlamentare shume qe do te shkoje ne ndihme te KQZ, shoqërisë civile dhe organizatave vendore qe monitorojnë procesin.