Prendi, serish ne "apel" - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 3

Prokuroria nuk resht përpjekjet për te futur ne burg ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi. Pa kaluar 24 ore nga vendimi i gjykatës se apelit e cila la ne fuqi masën "Arrest shtëpie", një tjetër kërkese është dorëzuar në sekretarinë e kësaj gjykate. Organi i akuzës ka apeluar vendimin me të fundit të gjyqtarit Shkelqim Mustafa, i cili nuk pranoi pak dite me pare te shqyrtonte kërkesën për rivlerësimin e masës së sigurisë për Prendin, duke marrë parasysh prova të reja. Ky vendim pritet te merret ne shqyrtim nga gjykata e shkalles se dyte, e cila do te vendose nëse do te pranoje provat e reja qe rendojnë pozitën e ish-komandantit te gardës, ose do te urdhëroje gjykatën e shkalles se pare te marri ne shqyrtim këtë kërkese. Ndërkohe burime te Vizion Plus kane bere te ditur se këtë here organi i akuzës i ka bashkangjitur kërkesës edhe dokumentacionin ku vërtetohet se pistoleta tip "Beret" nga e cila është qitur për te vrare Faik Mayrtaj, ishte ne përdorim nga Ndrea Prendi. "Nga këqyrja regjistrit të armëve, figuron se arma me numer P52796z, që sipas raportit të ekspertimit të kryer nga byroja federale e hetimit (FBI-ja) ka kryer vrasjen e demonstruesi Faik Myrtaj, është tërhequr më datë 5 mars 2009 nga vetë ish-komandanti Prendi. Kopja origjinale e këtij mandati, që tashmë ndodhet si provë materiale në dosjen hetimore, është marrë nga prokuroria në regjistrin e armëve që ndodhej në depon e gardës së republikës dhe që administrohet nga ushtaraku Mark Ndoj", thuhet ne kërkesën e prokurorisë. Ndërkohe nesër trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Artan Broci do te shqyrtoje kërkesën e prokurorisë për ndryshimin e masës për ish-shefin e IT-se ne kryeministri Armando Kasaj.

The prosecution does not stop efforts to introduce the former prison guard commander Ndrea Prendi. Without exceeding 24 hours from the appellate court decision which upheld the move "house arrest" another application is filed with the secretary of the court. The prosecution has appealed the recent decision of the judge Shkelqim Mustafa, who declined a few days ago to consider the request for reassessment of the security measure for Prendi, given new evidence. This decision is expected to be taken into consideration by the court of second instance, which will decide whether to admit new evidence that aggravate the position of the former commander of the guard, or will order the court of first instance to consider this request. While Vision Plus sources have indicated that this time the prosecution of the application has attached documentation certifying that type pistols "made" by which is cast for Faik Mayrtaj killed, was in use by Ndrea Prendi. "The gun registry examination, it appears that the number P52796z weapon, according to the expert who carried out by the Federal Bureau of Investigation (FBI) has committed murder Faik Myrtaj demonstrator is drawn at March 5, 2009 by the ex-Prendi commander. The original copy of this office, now located as exhibits in the investigative fil...