Te ardhurat nga privatizimet - Vizion Plus - News Lajme

2015-11-23 1

Shitja e aseteve kryesore publike ka bere qe te ardhurat nga privatizimet te pësojnë një tkurrje ne vitet e fundit. Kjo për shkak te dështimit te disa privatizimeve jo vetëm si efekt i krizës globale por edhe procedurave me te cilat kane dale ne shitje. Grafiku tregon nivelin e programimit dhe mbledhjen faktike te te ardhurave nga privatizimet.
Viti 2012 ka shënuar edhe rritjen me te larte ne këtë drejtim. Nga 300 milion leke te parashikuara ato arritën ne 880 milion. Ndërsa për vitin 2013 janë parashikuar vetëm 500 milion leke, kryesisht asete nga ministria e mbrojtjes, arsimit etj. Ne te gjitha rastet parashikimet janë dukshëm me te ulëta se sa mbledhja faktike. Ne total, te ardhurat nga privatizimi për vitet 2010-2012 kane rezultuar 1. 737 milion lek, duke ber qe rreth 99% e deficitit te kësaj periudhe te financohet me borxh te brendshëm apo te jashtëm. Krahasuar me vitet e mëparshme, sidomos me vitet 2000-2001 apo 2004-2009, te ardhurat nga privatizimet shkuan gjithsej ne rreth 67 miliardë leke, ndërsa gjate viteve te fundit te ardhurat paraqiten modeste. Kjo vjen kryesisht për dy arsye, pjesa më e madhe e sektorëve strategjike tashme është privatizuar por edhe nga dështimet ne privatizimet e mëdha te parashikuara, si rasti i kompanisë Albpetrol, i cili pritet te dale ne shitje serish pas zgjedhjeve parlamentare. Aktualisht ka mbetur ende pa i privatizuar edhe kompania e sigurimeve INSIG.

Sale of major public assets has caused revenues from privatization to suffer a contraction in recent years. This is due to the failure of some privatization not only the effect of the global crisis but also the procedures that have emerged in the sale. The graph shows the level of programming and the actual collection of revenues from privatization.
Year 2012 has seen the highest growth in this direction. Of the 300 million leke provided they reached 880 million. As for 2013 are projected only 500 million leke, mainly assets from the defense ministry, education, etc.. In all cases, the estimates are significantly lower than the actual collection. In total, revenues from privatization for the years 2010-2012 have resulted in 1. 737 million lek, done that about 99% of this period deficit financed by internal or external debt. Compared to previous years, especially in 2000-2001 or 2004-2009, revenues from privatization went a total of about 67 billion, while in recent years appear modest income. This is mainly for two reasons, most strategic sectors already been privatized but also from failures in major privatizations provided, as the case Albpetrol company, which is expected to go on sale again after the parliamentary elections. Currently there are still not privatized insurance company INSIG.