Westerwelle për nacionalizmin dhe statusin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwele ka dhënë mesazhe te qarta për politiken shqiptare. Statusi i vendit kandidat do te varet nga plotësimi i kritereve te përcaktuara, ku thelbësore mbeten zgjedhjet me standarde europiane, zbatimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit.
Pas nje takimi me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti, diplomati gjerman u shpreh se vendi i tij do te marre vendim, kur te ketë ne dore raportin dhe faktet konkrete te arritjeve te Shqipërisë. "Ne e mbështesim perspektiven europiane, por kjo varet nga plotësimi i kritereve te përcaktuar. Rendësi kane jo vetëm te drejtat ne teori, por edhe zbatimi i tyre ne praktike. Ekziston nje vullnet ne teori per te ecur përpara, por nuk e shohim te zbatohet ne praktik. Procesi zgjedhor duhet te zhvillohet sipas standardeve europiane. Kur te kemi ne dore raportin dhe faktet ne do te marrim vendimin. Ne e shohim te gjithë Ballkanin si një çështje serioze. Për Gjermaninë nuk ka lëshime, por nuk do te ketë as pengesa artificiale." Lidhur me shqetësimet amerikane per tonet nacionaliste, ministri i Jashtëm gjerman i ben apel politikes te beje kujdes me te tilla deklarata, pasi per Gjermaninë nuk ka dhe s'do te kete ndryshime kufijsh, qëndrim, qe u mbështet edhe nga ministri Panariti. "Emocionet dhe ndjenjat nacionaliste duhen trajtuar me shume kujdes sidomos ne kohe elektorale. Qëllimi i përbashkët duhet te jete qe nje dite i gjithë Ballkani te jete pjese e Evropës, ku qytetaret te lëvizin lirshëm. Per ne ndryshimet e kufijve janë te papranueshme jo vetëm ne Ballkan, por ne te gjithë Evropën." Diplomati gjerman, i cili erdhi per here te pare ne nje vizite zyrtare ne Tirane, ka zhvilluar takime me krerët me te larte te shtetit, presidentin Nishani, kryeministrin Berisha si dhe kryetarin e partisë Socialiste, Edi Rama.

German Foreign Minister Guido Westerwele has given clear message to the Albanian politics. Candidate status will depend on the fulfillment of specified criteria, where fundamental choices remain with European standards, the rule of law and independence of the judiciary.
After a meeting with Foreign Minister Edmond Panariti, German diplomat said that his country will take a decision, when you have in hand and report the actual facts of the achievements of Albania. "We support the European perspective, but it depends on the fulfillment of specified criteria. Have significance not only rights in theory, but also to apply them in practice. There is a will in theory to move forward, but do not look to apply in practice. The electoral process should be developed according to European standards. When you have at hand and report the facts we will take the decision. We see the Balkans as a serious issue. Germany has no errors, but there will be no artificial barriers. "Regarding the U.S. concerns on nationalist tones, German Foreign Minister calls on policy to make careful with such statements, as Germany has not and will not be this border changes, stand, which was supported by Mini...

Free Traffic Exchange