Tre dite para se ndarja e mandateve te merret ne shqyrtim nga Kuvendi, koalicioni i vëzhguesve vendore kërkon qe çështja te rikthehet për shqyrtim ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Nëpërmjet nje letre te hapur, koalicioni i kërkon KQZ dhe Kuvendit qe te zgjidhe ne përputhje me Kushtetutën ndarjen e mandateve dhe duke respektuar barazinë e votës për qytetaret. "Duke vlerësuar të drejtat e qytetarëve si të drejta themelore e të patjetërsueshme, mbi respektimin katërcipërisht të të cilave duhet të ngrihet dhe të funksionojë shteti ligjor dhe i së drejtës, koalicioni vëren se procesi i ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore nuk po respekton të drejtën kushtetuese të barazisë së votës së qytetarëve." Ne leter theksohet se KQZ nuk mund te heqë dore nga plotësimi i detyrimeve qe i ka vendosur Kodi Zgjedhor, duke kërkuar qe ne anëtarët e KQZ te bëjnë edhe njëherë ndarjen e mandateve. "KQZ si një organ kolegjial, në kushtet e mospërmbushjes së detyrimeve ligjore dhe detyrimit madhor kushtetues për caktimin e mandateve, i ka të gjitha tagrat për të marrë në shqyrtim sërish çështjen e përcaktimit të mandateve, madje duke ribërë ndarjen e mandateve mbi bazën e numrit të popullsisë në periudhën e tanishme. Kjo do të maksimizonte akoma më shumë përmbushjen e detyrimit kushtetues mbi barazinë e votës, pasi në përllogaritjet e tanishme të ndarjes së mandateve do të reflektoheshin edhe lëvizjet e mundshme të popullsisë që mund të jenë bërë pas datës 7 Nëntor e deri në periudhën kur do të merret në rishqyrtim çështja." Çështja e ndarjes se mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit është debatuar gjate ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per shkak te heqjes se nje deputeti ne Berat dhe ruajtjes se 4 mandateve ne qarkun e Kukësit. Asokohe KQZ nuk arriti te miratonte vendimin qe kërkonte 5 vota dhe tashme debate është zhvendosur ne sallën e Parlamentit.