Drejtuesi i Partisë Fryma e Re Demokratike dhe njëkohësisht, ish-President i Republikës, Bamir Topi, iu është përgjigjur me një gjuhe te ashpër akuzave te kryeministrit Berisha, për implikim ne vrasjen e gjyqtarit Konomi dhe përgjegjësitë për rrënimin e drejtësisë ne vend. Ish-Presidenti tha ne te paren dalje publike ne selinë e partisë, ku u be pjese pak jave me pare, se ka një përvojë tjetër politike nga ajo e kryeministrit Berisha. Por nisur nga motive, qe sipas zotit Topi nuk janë më personale, ai shprehet se kreu i mazhorances aktuale, është ne prag te pensionit politik. Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, edhe Aleanca Kuq e Zi i përgjigjet me akuza deklaratave te kryeministrit, duke i bere thirrje Berishës, të tregojë lidhjet e ngushta me të pandehurin Ilir Xhakja, vrasës i kryekomisar Adem Tahirajt dhe arsyet e lirimit te tij nga burgu, pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 8 majit. Duke iu përgjigjur sulmeve te zotit Berisha ndaj Kresnik Spahiut për ryshfete ne transferimin e gjyqtareve, AKZ shprehet se të gjitha kontrollet e bëra në KLD nuk kanë sjellë asnjë rezultat.
Spirit of the New Democratic Party leader and at the same time, former President of the Republic, Bamir Topi, responded with a harsh language accusations of Prime Minister Berisha, for involvement in the murder of Judge Konomi and responsibility for the destruction of justice in the country. Former president said in the first public appearance in the party headquarters, where it became a part a few weeks ago, that no other political experience from that of Prime Minister Berisha. But given the reasons, according to Mr. Topi are not personal, he says that the current majority leader, is on the verge of political retirement. In a statement distributed to the media, the Red and Black Alliance responds to accusations statements urging Prime Minister Berisha, show close links with the defendant Ilir Jack, Chief Adam Tahiraj killer and the reasons for his release from prison , just before the local elections of May 8. Responding to Mr Berisha attacks against Kresnik Spahiu for bribes in the transfer of judges, AKZ says all checks made ??in HCJ did not bring any result.