Thaçi reagon per prefiksin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 3

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi ka lëne te kuptohet se edhe qeveria e Kosovës do ta miratoje projekt -rezolutën e votuar te enjten nga kuvendi, e cila kërkon te përdoret nga Kosova prefiksi telefonik i Shqipërisë, ne vend te atyre te Sllovenisë, Monakos, dhe Serbisë. Ndonëse parlamenti dhe qeveria e Kosovës janë gati te pranojnë kodin telefonik te Shqipërisë, duket se kjo e fundit këtë here është me e rezervuar. Burime pranë ministrisë se zhvillimit ekonomik te Kosovës thane për Vizion Plus se për këtë çështje i është dërguar një letër ministrit te Ekonomisë ne Tirane, Haxhinasto, por pala kosovare nuk ka marre ende asnjë përgjigje.
Ndërkohë i kontaktuar nga Vizion Plus nëpërmjet telefonit këshilltari i ministrisë se Eunomisë Gezim Baxhaku thotë se pas miratimit te rezolutes nga kuvendi, i takon qeverise ne Prishtine te autorizoje ministrinë e zhvillimit ekonomik dhe autoritetin rregullator te konkurrencës per te vijuar me procedurat e tjera teknike. I menjëhershëm ka qene ndërkohe reagimi i Serbisë per këtë çështje. Sipas ministrit serb te Tregtise dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq, zevendesimi i kodit telefonik nga ana e Kosovës përben shkelje te marrëveshjeve ndërkombëtare. Serbia i ka dërguar tashme nje letër Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion, ku i kërkon te pengoje zbatimin e kësaj rezolute. Pas debateve te shumta qe shkaktoi votimi i rezolutës per te ndryshuar prefiksin e Kosovës ne atë te Shqipërisë, ka reaguar edhe Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit. Ekrem Hoxha, drejtor pranë këtij institucioni, ne një interviste për Radion Evropa e Lire sqaron se pavarësisht miratimit te rezolutës ne kuvend, tashme ajo varet nga vullneti i palës shqiptare. Nëse ky vullnet sipas tij, merr miratim nga te dyja shtetet, atëherë autoriteti, brenda nje periudhe 6 mujore harton legjislacionin e duhur per te mundësuar ketë gje. Sipas Hoxhes, me qene se Kosova nuk ka nje kod te vet telefonik, atëherë operatoreve te saj telefonik iu është dhëne mundësia te bëjnë marrëveshje me shtete te tjera për te shfrytëzuar kodet e tyre. Sipas autoritetit, qe Kosova te marre përfundimisht prefiksin +355 te Shqipërisë, ekzistojnë 2 mundësi: qe Kosova te anëtarësohet ne OKB ose te beje kërkese për anëtarësim ne Unionin Ndërkombëtar te Telekomunikacionit, por për këtë duhet te marre mbështetjen e 2 te tretës se vendeve anëtare, çka duket shume e vështire.

Kosovo Prime Minister Hashim Thaci has hinted that the Kosovo government will adopt the draft resolution voted on Thursday by the Assembly, which requires to be used by Kosovo Albanian telephone prefix, instead of those of Slovenia, Monaco and Serbia . Although the Kosovo parliament and government are ready to accept telephone code of Albania, it appears that the latter this time is reserved. Sources close to Kosovo's economic development ministry said Vizion Plus that this issue was sent a letter to the Minister of Economy in Tirana, Haxhinasto, but the Kosovo side has not received any response yet.
...

Free Traffic Exchange