Imami, skandali me trafikun - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 4

Te tjetra skandale me autor dhe përgjegjësi te plote te ministrit te mbrojtjes Arben Imami. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe ka publikuar ne profilin e tij ne "Facebook", një akuze qe nëse provohet, do te ishte shpërthyese për dikasterin e Imamit. "Qeveria e Sali Berishes, Ministria e Mbrojtjes se Shqipërisë, dyshohet te jene përfshirë ne mes te një xhiro trafiku armesh Ukraine-Shqipëri-Armeni"!!!-shkruan Brace duke e shoqëruar këtë konstatim bombastik me te tjera shpjegime: "Gjithçka duket se ka ndodhur fiks një vit me pare. Ne fshehtësi te plote por duke lëne gjurme "ariu"! Qeveria e Sali Berishes ka ofruar territorin shqiptar për te tranzituar ngarkesat ne arme e municione! Pa asnjë shkak, pa asnjë arsye te qenësishme, pa përfitime dhe duke vene ne rrezik statusin e Shqipërisë! Mbi te gjitha ne lidhje me dy prej trafikanteve me te mëdhenj te armeve ne Bote, lidhje e forte e një keqbërësi serb, madje nga ata me nam! Skandali sapo ka plasur dhe po konsumohet mes Armenisë dhe Azerbaxhanit, ka hapur konflikt institucional ne Ukraine. Deputeti opozitar shprehet se nuk do ta lere me kaq këtë çështje duke shtruar si fillim disa pyetje: "Kryeministër, perse ti e ke përfshire Shqipërinë ne këtë xhiro trafiku? perse ti e ofron Shqipërinë teknikisht si vend tranziti? Çlidhje ke ti ne Ukraine? Perse ti zgjedh te ofrosh Shqipërinë gjithnjë për trafikantet serbe te armeve? Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ke gjë për te thënë për këtë rast? Çfarë ke relatuar dhe si e ke justifikuar këtë lehtësi për trafikun?" Ky mund te quhet skandali i radhës i Arben Imamit, nëse një afere e tille zbardhet. Për dite me radhe Vizion Plus ka publikuar fakte e dokumente qe provojnë implikimin e ministrit ne përgjimin e opozitës dhe diplomateve te huaj për ngjarjet e 21 janarit, për tenderin e uniformave te ushtrisë, skandalin e emërimeve ne shkelje te plote ligjore, por edhe pengimin e hetimit parlamentar për te gjitha këto çështje. Madje ne një interviste për Vizion Plus ish presidenti Moisiu e quajti një sjellje te tille, një rrezik për te gjithë shoqërinë.

To another scandal with author and full responsibility of the Minister of Defense Arben Imami. Socialist parliamentary group deputy, Erion Brace has published in his profile on "Facebook", a charge that, if proven, it would be explosive for the department of the Imam. "The government of Sali Berisha, the Ministry of Defence of Albania, suspected to be involved in the middle of an arms trafficking laps Ukraine, Albania and Armenia"!!! Brace writes this observation coupled with other sounding explanation: "Everything seems to has been fixed a year ago. In complete secrecy but trace "Bear"! Sali Berisha government has offered the Albanian territory for transit cargoes in guns and ammunition! Without any reason, without any substantial reason, without benefits and jeopardizing the status of Albania! Above all in connection with two of the biggest traffickers of weapons in the world, a strong connec...