https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Kolumbiani "zbardh" trafikun - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestimi i një shtetasi kolumbian pak ditë më parë ka bërë që të hidhet dritë mbi grupin kriminal që kishte organizuar trafikimin e 250 kilogramëve kokaine, të kapur në një kontenier në një anije në Malin e Zi, e që dyshohet se kishte destinacion Shqipërinë. Gjatë dëshmisë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana ka sqaruar se ishte urdhëruar të vinte në Shqipëri për të marrë një sasi të madhe parash, si pjesë e pagesës për drogën e fortë që pritej të vinte nga Ekuadori. Madje ai ka sqaruar se droga ishte fshehur në fundin e dyfishtë të një kontenieri. Triana i arrestuar në 9 qershor, ka dhëne detaje mbi mënyrën se si rrjeti e niste drogën nga Amerika Latine drejt Ballkanit me destinacuion Europen Perëndimore, kryesisht Spanjën. Ai ka treguar gjithashtu se është kontaktuar në kryeqytetin kolumbian, Bogota, nga dy persona. Me njërin prej tyre kishte punuar dhe herë të tjera për transportin e shumave të mëdha të parave. "Ata më takuan e më thanë të vija në Shqipëri, ku do të merrja këstin e parë të një sasie droge që do të vinte këtu. Shuma që do merrja varionte nga 600 deri në 1 mln euro dhe për këtë punë do të fitoja 200 mije euro nëse realizohej". Kolumbiani Triana kishte marrë edhe një numër telefoni, me të cilin ai do të lidhej me Krete e grupit nga hoteli ku qëndroi në Tiranë. Në fakt, Triana qëndroi në Shqipëri 23 ditë dhe nuk mori asnjë kontakt nga blerësit e drogës për të marrë paratë, pasi kokaina u kap. Sipas prokurorëve, nëse droga nuk do te zbulohej, Triana do të merrte nga blerësi shumën e parave dhe më pas do të lidhej me një shtetas spanjoll i cili do të kujdesej për kalimin e tyre jashtë Shqipërisë përmes disa bankave.