Kuçi: Nikoliç sheh ëndrra - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Deklaratat e Presidentit serb, Tomislav Nikolic, se për Kosovën duhet kërkuar zgjidhje brenda sovranitetit të Serbisë, kanë nxitur reagime të ashpra në Prishtinë. Zv/kryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se kreu i shtetit serb po sheh ëndrra të viteve '90. Një nga temat që mund të diskutohen ne bisedimet mes dy palëve, Kuçi përmend demarkacionin e kufirit. Ne një interviste për te përditshmen "Danas" Nikoliç ishte shprehur se Beogradi planifikon autonomi te gjere për Kosovën, duke thënë se në këtë rast shqiptarët do të jetonin si gjermanët në Itali apo Belgjikë. Por menjëherë ka ardhur përgjigja e Prishtinës zyrtare përmes zv/kryeministrit. "Më pare do ta ftoja Nikoliçin që të lexojë ndonjë libër të ri për çështjen e rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërshtetërore, sesa të merret me ëndrra", ka thënë Kuçi për gazetën "Express". "Zakonisht ndjenja e kompensimit vjen në pleqëri dhe duket se atij i ka ardhur, si ata që shohin filma vizatimore si fëmijë dhe fillojnë t'ju përsëritet kur plaken", ka ironizuar Kuçi idenë e Nikoliçit.

Statements of Serb president, Tomislav Nikolic, the solution for Kosovo should be sought within the sovereignty of Serbia, have sparked strong reactions in Pristina. Deputy / Prime Kuçi said the head of Serbian state is seeing the dream of the 90s. One of the topics to be discussed in negotiations between two parties, Kuei mentioned demarcation of the border. In an interview for the daily "Danas" Nikolic said that Belgrade was planning extensive autonomy for Kosovo, saying that in this case Albanians would live like the Germans in Italy or Belgium. But the answer came promptly official Prishtina through Deputy / Prime. "Previously Nikolic would invite to read a new book on the issue of regulating international and interstate relations, than to deal with dreams," said Kuei newspaper "Express". "Usually the sense of compensation comes in old age and it seems that he has come, as they see cartoons as a child and start again when you grow old," the ironic idea Nikolic Kuei.