Shuhet ëndrra e Skënderbeut - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 3

Skënderbeu i dha fund aventurës evropiane ne mënyrën me te dhimbshme duke mos realizuar dot ëndrrën për kalimin ne turin e trete te UEFA Champions League. Korçaret nuk arritën te administronin rezultatin e takimit te pare, duke u mundur ne ndeshjen e kthimit, me rezultatin e thelle 3-0, ne Hungari, nga Debrecen. Një ndeshje e ç'thurur tërësisht nga ana taktike për djemtë e Levit pa faze konkluduese ne sulm dhe një prapavije e dobët për tu bere balle sulmeve te vendasve. Hungarezet e filluan me mjaft presion përballjen e dyte duke arritur te thyejnë mbrojtjen e kundërshtarit qe ne minutën e 12 me ane te Kulibalit, i cili ne këtë sfide ishte lojtari me i mire i takimit. Goli i çliroi nga ana psikologjike vendasit, te cilët nuk ndalen për asnjë moment inkursionet drejt portës kundërshtare, ndërkohe qe Shehi u be shpëtimtar ne disa raste. Edhe pse korçaret u munduan te reagonin forca e tyre goditëse ishte mjaft e dobët për te kërcënuar seriozisht. Me fillimin e pjesës se dyte kampionet ne fuqi te Shqipërisë u munduan te balanconin situatën, por ne minutën e 58 pas një humbjeje te topit nga ana e Arapit ne një kundërsulm te shpejte, hungarezet shenuan përsëri këtë radhe me ane te Varges. Tre minuta nga fundi përsëri Kulibali solli edhe golin e kapitullimit duke vulosur shifrat e thella 3-0. Pas takimit trajneri i Debrecen e quajti këtë rezultat një sukses mese te merituar. "Rrahjet e forta te zemrës me pushuan vetëm pasi golit te trete, pasi kundërshtari nuk u dorëzua dhe po na rrezikonte ne mjaft raste. Fitorja jo vetëm na kualifikoi, por dëshmoi se jemi një ekip me i mire se Skënderbeu," u shpreh tekniku Kondas. Ndërkohë, tekniku i Skënderbeut deklaroi se rezultati final nuk tregon atë qe skuadrat dhanë ne fushe, megjithatë Debreceni e meritoi kualifikimin. "Ne nuk ishim ne gjendje te shënonim dhe pa e bere këtë nuk mund te fitosh ne futboll," u shpreh Levi, i cili tashme rrezikon seriozisht te ardhmen e tij ne krye te pankines se korçareve.

Skanderbeg European adventure ended in the painful way, not been able to dream of crossing the third round of the UEFA Champions League. Korca could not manage to see the outcome of the meeting, being defeated in the return match, the score of 3-0 deep, in Hungary, from Debrecen. A match entirely ç'thurur for guys tactically Levi without concluding the attack phase and a poor background to cope with attacks by the natives. Hungarians began with the second face enough pressure to break reaching the opponent's defense that in 12 minutes through Kulibalit, which in this challenge was the best player of the meeting. Goli psychological delivered by locals, who do not stop for a moment towards the gate hostile incursions, while Shehi became a savior in some cases. Although Korça tried to respond their striking force was weak enough to be seriously threatened. With the beginning of the second sample into force of Albania tried to balance the situation, but at 58 minutes after a loss of the ball by Arapi in a quick ...