Rekord pushuesish kosovare - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-22 0

Shifër rekord është shënuar ne doganën e Morinës ne Kukës, ku gjate 24 orëve te fundit llogaritet te kenë hyre ne Shqipëri 40 mije shtetas kosovare dhe rreth 10 mije automjete. Pavarësisht preferencës tashme te ditur qe kosovaret kane për vijën bregdetare shqiptare dhe kryesisht për Durrësin, një shifër e tille nuk ishte arritur asnjëherë ne këto 13 vitet e fundit. Sipas policisë kufitare, fluksi është krijuar që në orën 03:00 të mëngjesit dhe vijon pandërprere, ku në kufi ka një kolonë prej 3 kilometrash. Pushuesit udhëtojnë drejt Velipojës e deri në Sarandë për pushime dhe vijnë nga të gjithë rajonet e Kosovës. Aktualisht ne këtë pike kufitare punohet me 5 sportele dhe në disa raste dhe korsitë e daljeve në Kosovë shfrytëzohen për hyrjet në Shqipëri. Numri i automjeteve që hyjnë në Kosovë është fare simbolik, 100 herë më i vogël sa i daljeve. Ndërkohë prej një jave ne rruge qarkullojnë patrulla te përbashkëta të policisë kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë dhe deri tani nuk është shënuar asnjë aksident. Gjate sezonit te kaluar një milionë pushues nga Kosova frekuentuan brigjet e Shqipërisë.