Thellohet skandali ne universitetin privat Kristal. Edhe pse i pezulluar për një vit nga qeveria për shitje dhe afera me diplomat,dhe zyrtarisht ne hetim për këtë çeshite, vete ministrat e qeverise Berisha, shkojnë publikisht ne aktivitete te tij. I sapoemëruari ne krye te shëndetësisë Vangjel Tavo dhe zv ministria e arsimit Nora Malaj, kane qene moderatore ne një konference shkencore organizuar ne universitetin Kristal. Skandali thellohet edhe me, kur vete numri 2 i ministrisë se arsimit Nora Malaj deklaron vlerat e këtij universiteti, duke anashkaluar abuzimet e madje edhe vendimin e qeverise dhe ministrisë ku ajo bën pjese. Edhe ministri i sapoemëruar i shëndetësisë Vangjel Tavo nuk ka hezituar te deklaroje mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij me sektorin privat. Nuk dihet nëse kjo mbeshtetje e hapur dhe publike ndaj universitetit Kristal është e qeverise, apo ministrave te LSI-se individualisht. Ne 23 maj qeveria mori vendimin për ti pezulluar një vit licencën universitetit Krisat. Kjo do te thotë se për gjate kësaj kohe Kristal nuk ka te drejte te pranoje studente te rinj dhe se do te jete nen monitorimin e ministrisë se arsimit çdo tre muaj. Vendimi për pezullim erdhi pas shkeljeve flagrante dhe skandalit te publikuar, nga mediat italiane se djali i ish kryetarit te partisë Lega e Veriut, Umberto Bossi, siguroi diplomën nga Kristal brenda një viti. E ndërsa ministria e arsimit ka detyre monitorimin e këtij institucioni, zv ministria Nora Malaj shpërfill procesin duke dale publikisht ne mbrojtje te interesave te Kristalit. Se fundi e përditshmja italiane Corriere Della Sera shkroi një artikull ku nënvizonte se numri 2 i arsimit Nora Malaj figuronte ende rektore e universitetit te përfolur dhe te vene nen masën e pezullimit nga qeveria e hetimin e prokurorisë.
Private university scandal deepens in crystals. Although suspended for one year from the government for sale and affairs with diplomats, and officially under investigation for çeshite, Berisha government ministers themselves, go publicly on its activities. The newcomers in the top of Vangjel Tavo health and education ministry deputy Nora Malaj, have been a moderator at a scientific conference organized at the University crystals. The scandal deepened even when its number 2 of the ministry of education declares Nora Malaj values ??of this university, bypassing even the abuses of government and the ministry's decision where it takes part. Newly appointed Minister of Health Vangjel Tavo has not hesitated to declare his support and cooperation with the private sector. It is unknown if this open and public support to the university crystals is the government, or ministers individually SMI. On 23 March, the government took the decision to suspend the license year university Chris. This means that during this time Crystal has no right to admit new students and will be under the monitoring of the ministry of education every three months. The decision to cancel came after the flagrant abuses ...