Policia "rrethon" Lazaratin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Pas shume kohesh heshtje policia rikthehet ne Lazarat, por jo brenda tij, për te parandaluar kultivimin e lendeve narkotike. Vetëm disa kilometra larg fshatit policia e Gjirokastrës mbështetur nga forcat e ndërhyrjes se shpejte, dy grupe Delta dhe Taskforce e qarkullimit ka ngritur postbllok për ndalimin e punëtoreve dhe materialeve qe shërbejnë për mbjelljen dhe kultivimin e drogës. Vetëm paraditen e se shtunës janë ndaluar 53 persona meshkuj, një bot me ujë dhe një kamion pleh qe përpiqeshin te hynin ne Lazarat. Ne një deklarate te posaçme te Policisë se Gjirokastrës, thuhet se 6 grupe kane rrethuar komunën e Lazaratit duke vijuar kontrollet për te mos lejuar kultivimin e lendeve narkotike. Ndërsa dëshmitë e punëtoreve te ndaluar do te përdoren për procedime penale ndaj banoreve te Lazaratit te cilët qe kultivojnë kryesisht kanabis. Punëtoret sezonale qe vijnë nga qytete te ndryshme mësohet se paguhen 1 deri 2 mije leke për dite pune. Fshati i Lazaratit në Gjirokastër jo vetëm është kthyer në një fabrike për prodhimin e hashashit por tashme merr punëtore sezonale nga qytete te tjera si Elbasani, Tirana, Cerriku, Lezha qe merren me mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike. Vetëm këtë jave janë ndaluar nga policia 174 punëtore qe e pohojnë këtë fakt. Ndërkohe Task Forca e qarkullimit rrugor, grupet Delta dhe FNSH kane ndaluar dhe hequr xhamat e zinj te 85 automjeteve nga Lazarati, kane vendosur 600 mije leke te rinj gjobe si dhe vijojnë aksionet për bllokimin e makinave luksoze. Policia e Gjirokastrës deklaron se do te vijoje puna dhe kontrollet për ndaluar kultivimin e kanabisit ne Lazarat, por nuk shpjegon se pse nuk ndërhyhet ne fshat për te arrestuar pronaret e parcelave.

After many long silence returns Lazarat police, but not within it, to prevent the cultivation of narcotic drugs. Just a few kilometers from the village of Gjirokastra police backed by rapid reaction forces, two groups of Delta and circulation Taskforce has set up checkpoints to prevent workers and materials used for planting and cultivating the drug. Just before noon Saturday detained 53 people are males, a bot with water and a fertilizer truck that tried to enter Lazar. In a special statement Gjirokastra Police, said that six groups have surrounded municipality Lazarat continuing controls to prevent the cultivation of narcotic drugs. As evidence of the workers will be used to stop criminal proceedings against residents who Lazarat which mainly cultivate cannabis. Seasonal workers who come from different cities learned that paid 1 to 2 thousand Lek for the day. Gjirokastra Lazarat village not only has become a factory for the production of hashish but now take seasonal workers from other cities such as Elbasan, Tirana, Cerrik, Lezha involved in planting and cultivation of narcotic plants. Only this week have been detained by police 174 workers who assert this fact. While Task Force traffic, Delta and Quick Intervention Forces groups stopped and removed the black windo...

Free Traffic Exchange