Sequi: Konsensusi mund te arrihet - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Kur afati për zgjedhjen e një presidenti me 84 vota po shkon drejt finishit, ambasadori i BE-se, Ettore Sequi, ka bere edhe një apel te fundit për konsensus. Ne emisionin "A Show", ambasadori Sequi ka vlerësuar zhvillimit e fundit si pozitive duke theksuar se konsensusi mund te arrihet por duhet qe te gjitha palët te jene te përfshira ne proces. "Mendoj se aktualisht po ndodh diçka pozitive. Ka aktore qe flasin me njeri-tjetrin. Ishte një takim mes kryeministrit dhe liderit te opozitës, qe është një sinjal shume i mire. Besoj se ata treguan vullnetin e mire me këtë takim, me diskutimin qe patën. Diskutimi është baza për gjetjen e konsensusit. Ka edhe aktore te tjerë si zoti Meta qe kane ndihmuar te sjellin shpirtin e gjithëpërfshirjes ne proces dhe kjo është gjë e mire. Edhe ne Evrope ekzistojnë dy fjale kyçe: dialog dhe konsensus. Kam besim se përmes dialogut konsensusi mund te arrihet, por kjo do te thotë se te gjitha palët, aktoret duhet te thonë mendimin e tyre dhe te përfshihen," është shprehur Sequi. Ndërsa pritet edhe vizita e drejtorit për Zgjerimin, Stefano Sannino, ambasadori Sequi ka bere thirrje për mbylljen e reformave, duke theksuar se pavarësisht se zgjedhja e presidentit nuk është kusht për statusin, ky moment do te ndikoje ne vendimmarrjen e BE. "Ne përgjithësi zgjedhja e presidentit nuk është një kërkesë me vete, nuk është një prioritet i 13-te kyç, por është diçka qe tregon vullnetin politik për te dialoguar, për te bere progres ne rrugën demokratike. Ne flasim për prioritete kyçe. Ka një liste me to qe duhen arritur ne mënyrë qe Shqipëria te beje progres ne rrugën Evropiane. Nëntorin e vitit te kaluar u arrit një marrëveshje, ajo qe ne e quajmë 'Marrëveshja e Nëntorit', qe u fokusua ne disa reforma. Ne besojmë se reformat duhet te vazhdojnë dhe shpresojmë te kryhen ne një kohe te shkurtër. Le t'ua shpjegoj kështu. Ju e dini historinë e doktor Faustit kur mesnata afrohej. Mesnata jone është tetori. Ne besojmë se 12 prioritetet kyçe, duke nisur nga reformat e kërkuara, duhet te mbyllen shpejt, sepse nuk keni shume kohe," ka deklaruar Sequi. Ne puntaten e fundit te këtij sezoni ne "A Show" ishin te ftuar edhe personazhe interesante te jetës publike, si Virgjil Kule, Adonis Filipi, Aulona Musta dhe Gjergj Leka.

When the deadline for choosing a president with 84 votes is going to finish, the EU ambassador, Ettore Sequi, made a last appeal for consensus. We show "A Show", Ambassador Sequi Last assessed as positive development, stressing that consensus can be achieved but that all parties should be involved in the process. "I think something positive is happening currently. There are actors who speak with each other. It was a meeting between Prime Minister and leader of the opposition, which is a very good signal. I think they showed good will in this meeting, discussion was had. Discussion is the basis for finding consensus. There are also other actors like Mr. Meta that helped bring the spirit of inclusiveness in the process an...