Takimi i shumepritur mes Kryeministrit Berisha dhe liderit te opozites Edi Rama, ashtu sic Vizion Plus paralajmeroi, nuk ka finalizuar asnje rezultat konkret per Presidentin e ri te Republikes.
Per nje ore e 30 minuta, Berisha i shoqeruar nga kreu i grupit parlamentar te PD-se, Patozi dhe Rama i shoqeruar nga Gramoz Ruci, kane shpalosur pikepamjet e tyre, por pa rene dakort per nje emer.
I pari qe foli pas takimit ishte kreu socialist Edi Rama i cili tha se Berisha qendroi tek emri i Xhezair Zaganjorit, por PS nuk mund ta pranoje kete kandidature. Nga ana tjeter Rama theksoi se ka nje avancim ne kontaktin me mazhorancen.
Vetem pak minuta pas Rames, edhe kryeministri Berisha shpjegoi shkurtimisht se palet ndane pikepamjet e tyre, pa arritur ne nje emer.
Pas ketij takimi palet pritet qe mazhoranca dhe opozita te shkojne neser ne raundin e dyte te votimit, ashtu si ne te parin, pa asnje kandidature zyrtare, duke e ezauruar edhe ate.