Zyrtarisht kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i partisë Socialiste Edi Rama, do të takohen mbrëmjen e të dielës së 3 Qershorit. Ora 20.30 minuta, është përcaktuar si momenti ku lideri i opozitës Rama dhe kreu i ekzekutivit, do të ngjisin shkallet e kryesisë së Kuvendit, për të diskutuar në lidhje me mundësinë e zgjedhjes se një Presidenti konsensual, por jo vetëm. Të paktën burime nga selia rozë, thanë për "Vizion Plus", se pjese e bisedës mund të jenë dhe pikat e propozuara nga PS në lidhje me reformën zgjedhore, atë parlamentare dhe heqjen e imunitetit. Rama dhe Berisha nuk do të jenë vetëm. Në krah të tyre do te jete kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi dhe ai demokrat Astrit Patozi, te dy te përzgjedhur si negociatorë nga selite përkatëse. Vetëm një jave më parë, ata u takuan në Kryesinë e Kuvendit pa arritur dot vete një marrëveshje. Por a do të arrije ky takim, të çojë në raundin e dyte te votimit, që zhvillohet te hënën, një emër për president? A do te ketë propozime nga PS dhe çfarë do te sugjerojnë demokratet? Cili do te jete roli i LSI në gjithë këto bisedime, duke pasur parasysh rolin negociator te saj por jo vetëm në këtë takim? Të gjitha këto pritet të saktësohen të dielën në mbrëmje, që do të thotë një natë të gjatë negociatash ose një takim formal, që nuk do te çonte në zgjedhjen e një Presidenti konsensual. Deri më tani ka vetëm një emër të propozuar nga mazhoranca. Xhazahir Zaganjori u takua një ditë më parë dhe me kreun e PS Edi Rama, i cili pas saj saktësoi se PS nuk mirëpret emra në mënyre të njëanshme por vetëm ato që do te dilnin nga tryeza e bisedimeve. Një gjë dihet takimi mes Edi Ramës dhe Sali Berishës do te jete vendimtar për te përcaktuar nëse të hënën do te dështoje raundi i dyte i votimit apo do te prodhohet një president me 84 vota.
Officially Prime Minister Sali Berisha and Socialist Party leader Edi Rama, will meet Sunday evening of June 3. Time 20:30 minutes, is defined as the moment where Rama opposition leader and head of the executive, will climb the stairs of the presidium of the Assembly, to discuss the choice of a consensual president, but not only. At least PS sources, said the "Vision Plus", that part of the conversation and points may be proposed by the SP in relation to electoral reform, the abolition of parliamentary immunity. Rama and Berisha will not be alone. Next to them will be president of the socialist group Gramoz Ruchi and he Patozi Astrit Democrat, both selected as negotiators from headquarters. Just a week ago, they met in the Presidency of the Assembly without reaching an agreement by themselves. But will achieve this meeting lead to the second round of voting, held on Monday, a name for president? Would I have proposals from SP and suggest what will Democrats? What will be the role of SMI in all these negotiations, given its negotiating role not only in this meeting? All these are expected to specifying on Sunday evening, which means a long night of negotiations or a formal meet...