Rënia e konsumit & efektet - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Në të gjitha raportet ekonomike ndërkombëtare por edhe nga lëvizjet që Banka e Shqipërisë ka bërë me normën e interesit konstatohet një rënie e përgjithshme e konsumit. Sipas ekspertëve financiarë shqiptarët kanë ulur kërkesën e tyre për të shpenzuar dhe janë duke u fokusuar te blerja e mallrave më të domosdoshme. "Është ulur kërkesa për konsum, 2012 do te ketë ulje te konsumit, kryesisht duke u ndikuar nga kriza."shprehet Luljeta Minxhozi. Ndërkohë rënia e konsumit reflektohet edhe te ulja e kërkesës për kredi, kështu njerëzit sot po shpenzojnë pak jo vetëm se nuk kanë para, por nga ana tjetër kanë frikë të marrin hua dhe të investojnë paratë që marrin, kurse bizneset po fitojnë më pak. "Kërkesa e ulet për kredi tregon qe do te ketë tkurrje te tregut financiar, edhe bankat kane frike te japin, edhe individët stepen për shkak te fuqisë se shlyerjes," është shprehur Elvin Meka. Si rezultat i situatës ekonomike të rënduar në eurozonë janë tkurrur eksportet, por kanë rënë ndjeshëm edhe investimet e huaja, ndërkohë që për vitin që vijon situata financiare mes bankave dhe individëve parashikohet nga ekspertët që të jetë e shtrënguar. Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë të ardhurat familjare për vitin që shkoi janë ulur pothuajse çdo muaj.

In all international economic relations but also movements the Bank of Albania has concluded an interest rate of decline in overall consumption. According to financial experts Albanians have reduced their request to spend and are focusing on the purchase of necessary goods. "It reduced the demand for consumption, 2012 will be no reduction in consumption, mainly being affected by the crisis." Says Luljeta Minxhozi. While consumption decline reflected the decrease in demand for loans, so people today are spending less, not only had no money, but on the other hand are afraid to borrow and invest the money they receive, and businesses are earning less. "Low demand for loans shows that will be shrinkage in the financial market, the banks are afraid to give, even individuals deterred because of the power that settlement," said Elvin Meka. As a result of grave economic situation in the euro zone exports are shrinking, but significantly decreased foreign investment, while for the year following the financial situation between banks and individuals provided by experts to be tight. According to the latest report of the Bank of Albania family income for last year have decreased almost every month.