Arrestimet per "21 Janarin" - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 1

Ekzekutohen 3 flete-arrestet e para per ngjarjen e 21 janarit te viti te shkuar, per drejtuesit e Gardes se Republikes dhe shefin e rrjetit kompjuterik te Kryeministrise. Plot nje vit pas protestes ku u vrane 4 demonstrues, organi i akuzes i eshte drejtuar gjykates per te vendosur nen arrest disa prej figurave kryesore te Gardes se Republikes duke filluar nga komandati I Gardes Ndrea Prendi. Mbi kreun e gardisteve rendon akuza e rende per vrasjen e Faik Myrtajt dhe mbi kete baze prokuroria ka kerkuar mesditen e se henes nga gjykata si mase sigurie arrestin me burg dhe gjykata ka vendosur arrestin shtepiak, njelloj si per dy te tjeret..
Nga gjykata, organi i akuzes ka kerkuar arrest me burg edhe per Armando Kasajn shefin e IT ne Kryeministri, njeriun pergjegjes per te dhenat e serverit, me akuzen e fshehjes se provave si dhe arrest me burg, per shoferin e komandantit te gardes Arjan Adhami, ky i fundit I akuzuar per manipulimin e proves, ose armes me te cilen dyshohet te kete kete qelluar shefi i tij, Ndrea Prendi.
Prokurori qe ka kerkuar kete mase ishte Ervin Karanxha, ndersa gjyqtari i vendimit, Shkelqim Mustafa.
Nga ana tjeter mesohet se ne oren 16.30 prokurorja e pergjishme Ina Rama do te dale ne nje konference per shtyp, dhe ne krah te saj do te jete ambasadori i SHBA-se ne Tirane, Aleksander Arvizu. Zonja Rama do te jape detaje mbi leshimin e fletearresteve, dhe cfare pritet te ndodhe me tej, kur flitet se te tjera urdher-arreste jane ne radhe per tu ekzekutuar.
Kjo eshte hera e dyte qe organi i akuzes, tenton te arrestoje kreun e Gardes Ndrea Prendi. Nje vit me pare policia e shtetit, nuk pranoi ti zbatonte 6 urdher-arrestet per zinxhirin komandues te gardes.
Ne intervisten e tij ne emision Debat ne Vizion PLUS te premten ne mbremje, kryeministri Berisha pranoi se ai personalisht kishte penguar arrestimin e gardisteve..
Ne nje interviste televizive te diteve te fundit, ambasadori amerikane Arvizu, deklaroi se nga vendi i tij kishte mberritur raporti i FBI per ngjarjen e 21 janarit,dhe ai vete kishte kerkuar garanci nga Berisha per njohjen e ketij raporti dhe ekzekutimin ne baze te provave te konstatuara aty.
Deri tani i vetmi punonjes i Gardes qe ndodhet ne burg eshte Agim Llupo i cili akuzohet nga prokuroria si pergjegjes per vrasjen e Ziver Veizit.