Librat e rinj - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 17

Shqipëria është një nga vendet qe ka një vakum për sa i përket historikut te zhvillimit te transportit ajror! Gjate periudhës se komunizmit, aviacioni ushtarak ishte e vetmja fjale qe kishte te bënte me lëvizjen ajrore, por pas viteve '90 e deri me sot, edhe pse 20-vjeçare, tradita e brishte ka nevoje për kultivim teorik. Për këtë arsye, Stravri Vesho, specialist me një karriere te gjate ne fushën e aviacionit, ka publikuar te parin botim ne shqip nen titullin "Transporti Ajror". Libri voluminoz është ndare ne 6 pjese, mes te cilave përfshihet historiku, aerodinamika, infrastruktura ligjore, shërbimi i trafikut ajror, fenomenet dhe perspektivat. Nga ana tjetër, edhe pse jo një fakt shume i njohur, ne Shqipërinë e vitit 1924, ishin te huajt ata qe e përdoren për here te pare transportin ajror, për qellim transporti te brendshëm. Jeta jone e përditshme, ritmet e reja dhe ndryshimet sociale kane zbuluar një tjetër njeri tek çdo njeri prej nesh! Kësaj kategorie i drejtohet edhe kolana me dy botime e psikologeve amerikane, Gregori Korgeski dhe Joni Johnston. Behet fjale për librin "Ankthi dhe fobite" udhëzues te plote për te zbuluar këto frikera dhe metodën e kontrollit te tyre. Te përkthyera rishtazi ne shqip, dy librat janë publikuar për here te pare ne vitin 2006. Ai konsiderohet si prej filozofeve me te njohur francez dhe "Historia e Seksualitetit" një nder veprat me te diskutuara te tij, vjen ne shqip. Mishel Fuko, e krijoi këtë vepër, e cila ndahet ne tre vëllime, ne vitin 1976. Ne esetë e këtij vëllimi te pare, te sjelle ne shqip flitet pikërisht për seksualitetit ne dy shekujt e fundit. Mes autoreve vendas, këtë jave vjen edhe romani "Fisnike te Heshtur" nga Natasha Ruli. Botimi i vendos ngjarjet ne bashkëjetesën e një familje shqiptare me një hebre, gjate viteve '30. Regjisorja Sonila Kapidani, publikon mes botimeve te reja, "Metodika për estetiken e te folurit". Libri nuk është gjë tjetër, veçse një udhëzues për te folurën ne publik. Për fëmijët, botohet "Misteri i Mumies se vjedhur" nga Ron Roy si pjese e kolanes "Hetuesit e Vegjël".