Rama: Berisha te përgjigjet! - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mbetet ne pritje te një përgjigje të qartë për paktin me 10 pika te propozuar nga opozita. Ne mbledhjen e përjavshme me deputetet ne selinë roze, lideri i PS pohoi se beson ende qe mazhoranca te mos jete bllokuese e procesit.

"Këmbëngulim të kemi një qëndrim zyrtar për ofertën tonë. E do apo nuk e do kjo qeveri që të adresojë bashkë me opozitën në parlament të gjithë kritikat e BE. Të na thonë qartë pse nuk e duan këtë pakt. Të na thonë se çfarë duan të ndryshojnë apo shtojnë diçka në këtë pakt," u shpreh kreu i selisë roze. Zoti Rama u ndal gjate tek pika 9 e paktit, qe propozon hetime nen dritën e publikimeve te "Wikileaks", duke sqaruar se investigimi nuk përfshin zyrtaret amerikane por te vërtetat e ngjarjeve dhe aferave ndodhur ne Shqipëri. "Është i kapur si i mbyturi pas fijes së barit. Ka shpërfillur të gjithë llumin e dalë nga kabllogramet. Thotë se me këtë opozita po kërcënon Amerikën. Kërkesa jonë nuk ka lidhje me Amerikën e me miqtë e çmuar amerikanë. Kërkesa jonë ka lidhje me domosdoshmërinë që publiku të dijë të vërtetën për ato tmerre. Berisha ato i quan thashetheme, duke ngatërruar diplomacinë më të madhe në botë me atë të Shqipërisë, të mbushur me dhëndurë, nipër e mbesa," deklaroi Rama. Kreu i PS përsëriti ftesën për një debat publik me kryeministrin Berisha, një ide e mbështetur edhe nga ndërkombëtaret, pas propozimit te pare te tij. "Nëse Saliu ka një kundër ofertë për të mbushur gropat e thella në rrugën drejt integrimit, është i ftuar ta paraqesë. Një gjë është i sigurt: integrimi nuk është si valle e shpatave që mund të hidhet dhe i vetëm duke bërtitur, por është një simfoni," tha Rama. Kreu i PS shtoi se ndryshe nga sa ka deklaruar, Berisha po refuzon propozimet e bëra nga opozita për reformën zgjedhore. Duke bere publike një pjese te axhendes se opozitës, Rama tha se grupi parlamentar do te propozoje një nisme për reduktimin e TVSH për çmimin e energjisë elektrike. Ne pjesën e hapur për mediat, kryesocialisti pati një falënderim te veçante për interpelancën e deputetit Erion Brace me kryeministrin Berisha javën e kaluar.


Socialist Party leader Edi Rama remains waiting for a clear answer to the pact with the 10 points proposed by the opposition. In the weekly meeting with deputies in pink seat, the SP leader claimed that the majority still believes that not be blocking the process.

"We insist the official attitude to our offer. The will or will not this government to address the opposition in parliament along with all EU criticism. To tell us clearly why they do not want this treaty. To tell us what they want change or add anything to this pact, "said the head of pink seat. Lord Rama stood over to the point 9 of the pact, which proposes an investigation under the light of publications of the" Wikileaks ", explaining that the investigation does not involve American officials but truths of the events and cases occurred in Albania. "It's catch as mbyturi after string of gras...