Autoritetet britanike kane sjelle ne Tirane letër porosinë për marrjen ne pyetje te shtetasit Ilir Kumbaro, i akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e ish-biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Ne seancën e radhës, Gjykata e Krimeve te Renda nuk ka dhënë detaje për përgjigjen ne letër-porosi, por caktoi një ekspert për te kryer brenda një jave përkthimin zyrtar te shkresës. Drejtësia shqiptare ne fakt e ka quajtur te domosdoshme marrjen ne pyetje te Kumbaros, për te hedhur drite mbi ngjarjen e rende. Por i akuzuari prej 15 vitesh jeton ne Britani dhe ende nuk është bere i mundur ekstradimi i tij. Bashke me Kumbaron ne bankën e te akuzuarve janë edhe Arben Sefgjini e Avni Koldashi të cilët gjykohen në gjendje të lirë.