Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka marrë masat në prag të dimrit për të evituar përmbytjet. Në 4 zona të kryeqytetit do të ketë në gadishmëri 64 punonjës të cilët janë në terren për të bërë ndërhyjet në rast prezence të ujit. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, tha se deri tani janë pastuar 8000 puseta.
Për të shmangur përmbytjet në kryeqytet, Bashkia ka marrë një plan masash.
8000 puseta janë pastruar, ndërsa 64 punonjës të ndërrmarrjes nr 2 janë në gjendje gadishmërie për emergjencat e mundshme.
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës tregon planin e masave për këtë vit.
Mazniku: Janë pastruar 8000 puseta dhe pothuajse në 800 pika në bashkëpunim me Ujësjellës Kanalizimet janë zhbllokuar pika ku kishte bllokime të mundshme.
Në kryeqytet ka disa zona problematike që në rast reshjesh kanë prezencë shiu deri në rrezik përmbytje.
Dhjetra banorë pranë lumit të Tiranës preken nga vëshimi i lumit edhe pse më heret Bashkia ka bërë rehabilitim të shtratit të tij.
Po ashtu zona e ?Don Boskos? dhe ?Komuna e Parisit? shfaqin probleme në rrugë sa here ka reshje intensive.
Mazniku: Katër skuadra me 65 veta në total janë në gadishmëri për mirëmbajtjen e pusetave në gjithë qytetin. Janë të ndarë në katër zona të qytetit, në veri, jug, lindje, perëndim dhe secili prej këtyre skuadrave në mënyrë të vazhdueshme dhe të përditshme ndjek situatën.
Meterologët parashikojnë një vjeshtë me reshje intensive shiu dhe një dimër të ftohtë, çka i detyron vendorët dhe qeverinë të marrin një plan masash për të shmangur përmbytjet.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-plan-masash-pastrim-i-kolektoreve-dhe-65-punonjes-ne-gadishmeri/