Rama-Meta tjetër takim kokë më kokë para seancës së Parlamentit

2015-10-07 0

TIRANË - Kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij në qeverisje Ilir Meta kanë zhvilluar një tjetër takim kokë më kokë me njëri-tjetrin pas atij që mbajtën sapo kreu i ekzekutivit u kthye nga vizita në SHBA.

Burime për Shqiptarja.com thanë se dy aleatët janë takuar në Kryesi rreth orës 10:00 të këtij mëngjesi dhe kanë diskutuar përreth 45 minuta.

E mërkura ka qenë dita e takimeve të përjavshme mes kryeministrit Rama dhe Ilir Metës në zyrat e kryesisë së Kuvendit.

Takimi mes tyre është zbuluar përmes burimeve pasi është realizar jashtë syrit të mediave dhe vjen nje dite para mbajtjes se seances plenare te enjten ne Kuvendin e Shqiperise.

Dy liderët në qeverisje kanë mbajtur qëndrime të ndryshme kohët e fundit sa i përket mundësive për ndryshime në kabinetin qeveritar. Kryeministri Rama ka thënë se ministrat meritojnë besimin e tij, ndërsa aleati tjetër, kreu i LSI-së Ilir Meta ka shprehur nevojën për impulse të reja në qeverisje?megjithatë Meta është shprehur se vendimi i takon shefit të mazhorancës Rama.