Kukës, konvikti “20 dëshmorët” i rrënuar, asnjë investim në 50 vite

2015-10-06 2

Konvikti i shkollës së mesme ? Havzi Nela? në qytetin e Kukësit prej vitesh nuk njeh asnjë investim në infrastrukturë. Në ambjentet e brendshme të godinës muret janë dëmtuar nga lagështia, ndërsa jo më mirë paraqitet situata në fasadën e jashtme.


Emergjente është nevoja për investime në guzhinë dhe tualete, gjendja e të cilave lë për të dëshiruar.Në këtë objekt strehohen rreth 250 nxënës që vijnë kryesisht nga fshatrat e Kukësit, Hasit e Mirditës, ndërsa drejtuesit e konviktit akuzojnë për këtë situatë Ministrinë e Arsimit.


Në godinën e konviktit strehohen nxënës të Shkollës së Mesme të Përgjithshme ?Havzi Nela?, por edhe arsimit të mesëm profesional. Konvikti ?20 Dëshmorët? është ndërtuar rreth 50 vite më parë.