Kukës, rikthehet "telenovela" ujësjellës, 3.5 milion euro investim nuk shërbyen

2015-08-22 5

Kukës -U deklarua si investim i përfunduar, por në fakt nuk mund të quhet kështu. Bëhet fjalë për ujësjellësin e ri të Kukësit, i cili i ngjan një telenovele pa mbarim, përsa i përket problemeve që nxjerr në pah. Kështu në linjat kryesore të ujësjellësit në fshatin Nange, të komunës Bicaj, ka disa ditë që tubacionet e reja kanë shpërthyer duke sjellur, jo vetëm prishjen e rregjimit ditor të furnizmit me ujë për konsumatorët, por edhe duke përmbytur vendbanimet në këtë fshat.

Specialiste të ujësjellës-kanalizimeve deklarojnë se fajtor për këtë situatë është ndërtimi i ujësjellësit të ri, rrjeti i të cilit nuk është bërë në parametrat e duhur teknik dhe për këtë arsye nuk është marrë në dorëzim nga bashkia.

Ujësjellësi i Kukësit është një nga investimet më të mëdha i akorduar për këtë bashki vitet e fundit. Fondi prej 3.5 milion euro synonte zgjidhjen e furnizimit me ujë, por ndërtimi u zvarrit dhe bashkia kërkon hetim, sepse investimi nuk është i plotë. Ndërtimi i ujësjellsit të ri filloi që në vitin 2009, e në fakt ka shënuar probleme të shumta, të cilat kanë ngritur dyshime për mënyrën si janë menaxhaur ato në terren.

Free Traffic Exchange