Aksioni kundër informalitetit ka sjellë radhë të gjatë pritjes në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për bizneset.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon sesi njerëzit shtyhen në përpjekje për të hyrë sa më shpejt në zyrat e QKR-së.
Për shkak të fluksit, ku në 15 ditët e para të shtatorit ka pasur 2 700 regjistrime, QKR ka bërë të ditur se tashmë regjistrimi mund të bëhet edhe tek noteri.