Tiranë, sherr të rinjsh te "Don Bosko", vritet me thikë 21-vjeçari

2015-08-21 7

TIRANE- Një sherr mes të rinjve në rrugën "Don Bosko" në kryeqytet i ka marrë jetën një 21-vjeçari. Gjatë grindjes për motive të dobëta, njëri nga të rinjtë ka goditur me thikë 21-vjeçarin, Arbër Mitro, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Por për shkak të plagëve të marra, i riu ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Ushtarak. Sipas policisë së Tiranës, autori i dyshuar i vrasjes së të riut është Elton Bajraktari, 27 vjeç, i cili është vetëdorëzuar në komisariat.

Dyshohet se 21-vjeçari ka pasur konflikte të mëparshme me të dyshuarin si autor i ngjarjes. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Mitro ka qenë në shoqërinë e disa të rinjve të tjerë, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, policia po punon për identifikimin dhe shoqërimin e tyre në komisariat, për t'u pyetur lidhur me shkaqet e ngjarjes.