Kallëzohet penalisht Ndoka ka fshehur 1.5 mln € pasuri

2015-09-11 3

Pesë ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka kallëzuar penalisht me akuzën për fshehje pasurie Arben Ndokën. Kjo pasi Ndoka nuk ka justifikuar një pasuri prej 1.5 milionë euro.

Kallëzimi për Ndokën është bërë nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive i cili kërkon nga prokuroria që gjatë hetimet për këtë rast të mbaj parasysh dhe faktin se ish deputeti ka qenë i dënuar për vepra të rënda penale jashtë Shqipërisë.

Verifikimi i pasurisë për deputetin e dorëhequr pak ditë më parë ka nisur më 28 korrik të këtij viti dhe sipas ILDKPI, Ndoka ka refuzuar t?i përgjigjet inspektorëve për të deklaruar burimin e pasurisë së tij.

Një tjetër shqetësim i ILDKPI është dhe fakti se me refuzimin që Ndoka i ka bërë këtij institucioni për t?u përgjigjur është krijuar precedenti i dytë më deputetët që nuk respektojnë detyrimin ligjor për të kthyer përgjigje.

Tani pritet që pas këtij kallëzimi prokuroria të hedh dritë nëse pasuria e ish-deputetit ka apo jo burim të ligjshëm në krijimin e saj.

Në një letër publike, më 7 shtator Arben Ndoka bëri të ditur vendimin për të hequr dorë nga mandati i deputetit. Këtë akt ai e ndërmerr për të vërtetuar për pafajësinë lidhur me një dënim në Itali. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/kall-zohet-penalisht-ndoka-ka-fshehur-1-5-mln--euro--pasuri-314611.html#sthash.G8griYMh.dpuf

Free Traffic Exchange