BURREL ? Efektivët e policisë në Mat kanë arrestuar babë e bir për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndës narkotike. Në pranga kanë përfunduar Lavdi Zhgjoti, 57 vjeç dhe Ergys Zhgjoti, 22 vjeç, banues në fshatin Lis të Matit.
Fillimisht forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin pasi në lulishten para shtëpisë gjatë kontrollit fizik iu gjet një dozë lëndë narkotike.
Më pas operacioni ka vijuar me kontrollin në banesë, ku u gjetën armë dhe municione të cilat i posedonin babë e bir pa leje përkatëse.
Armet dhe municionet që u sekuestruan në cilësinë e provës material janë:
Armë zjarri kallashnikov, prodhim kinez model 56, kalibri 7.62mm .
Armë zjarri pushkë, model 63, gjysmë automatik kalibri 7.62mm.
Arme Ggahu çifte.
49 fishek model 56 te kalibrit 7.62mm.
Si dhe dy karikatorë me fishekë.