Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Babë e bir kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës për armëmbajtje pa leje.
Finalizimi i operacionit policor të koduar ?Paskuqan 2? nga efektivët e policisë numër 5 në kryeqytet çoi në arrestimin e Azis dhe Faris Xhini, 70 dhe 19 vjeç, banues në Kamëz, pasi në banesën e tyre policia gjeti e sekuestroi dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.
"Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak" thotë policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- armë zjarri ?Pistoletë?
- armë zjarri ?Automatik?
- 460 fishekë arme të gjatë
- 38 fishekë pistolete
- 3 krehëra automatiku
- 7 krehëra pistolete
- vula rrethore dhe drejtkëndore
- kuti boje për vula
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak? dhe ?Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve? të kryera në bashkëpunim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arme-municion-luftarak-dhe-vula-arrestohen-babe-e-bir-ne-kamez