A1 Report - Sekuestrohet duhan në Shkodër disa persona të ndaluar

2015-08-31 2

SHKODËR - Një sasi e konsiderueshme duhani është sekuestruar nga Policia e Shkodrës në këtë qytet.

Mësohet se sasia e duhanit u sekuestrua në një magazinë pranë ish shkollës bujqësore në metropolin verior.

Operacioni është zhvilluar nga drejtoria e Tatim-Taksave në bashkëpunim me policinë e metropolit verior.

Në këtë operacion ka disa të ndaluar. Aktualisht operacioni po vijon, ndërsa ende nuk dihet sasia e saktë e duhanit të sekuestruar. - See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/sekuestrohet-duhan-ne-shkoder-disa-persona-te-ndaluar-311986.html#sthash.BluTZyf5.dpuf