?Luftojmë çdo ditë mos sëmuremi, mos na kapë ndonjë infeksion, apo mos përfundojmë viktimë e therrjeve apo përdhunimeve?. Është ky realiteti shokues që përshkruan një azilkërkues shqiptar i strehuar në një prej kampeve të refugjatëve në Gjermani.
I riu, i cili nuk dëshiron të identifikohet (për shkak të frikës se mund të penalizohet) thotë për ?Shqiptarja.com? se situata në kamp është e frikshme për shkak të mungesës së higjenës por edhe rrezikut që vjen nga refugjatë të dhunshëm që janë brenda kampit.
?Lufta më e madhe dhe përpjekjet dita-ditës janë që të mos na kapë ndonjë infeksion, sepse ka shumë pisllëqe në kamp. Por jo vetëm, ndodhin therrje, përdhunime e madje edhe ndonjë tentativë për vrasje. Ky është realiteti jonë?-shprehet azilkërkuesi shqiptar, ndërsa na demostron edhe me fotografi ?vaktin e tij? të radhës.
?Ja kjo është darka ime për sot?, - thotë ai ndërsa na tregon një fotografi ku mban në dorë 3 feta bukë me një copë sallam mbi to.
Por megjithë vështirësitë që ai vetë rrëfen, djali shqiptar thotë se nuk ka aspak ndërmend të kthehet, pasi ndjen se nuk ka asnjë të ardhme në Shqipëri. Megjithatë ai thotë se njerëzit duhet ta shohin e ta kuptojnë situatën tepër të vështirë që përjetohet nëpër këto kampe ku refugjatët janë nga gjithë bota, që nga Afrika, vendet arabe e deri tek vendet e Ballkanit. I riu shqiptar thotë se në fillim e strehuan në një kamp në Dortmund, ku kushtet ishin shumë më të mira se ato të kampit ku ndodhet tani.
?Mesa duket numri i madh i refugjatëve bëri që të na transferojnë këtu. Është shumë vështirë, një situatë që s?mund ta përballojnë të gjithë?, - thotë i riu.
Ai konfirmon se marrin një pagesë nga drejtuesit e kampit prej 30 euro në javë (120 euro në muaj) por ai shpreson që autoritetet t?i japin mundësinë të punojë.
?Mezi shtyjmë ditën, mundohem të mbajmë trurin në vend se mos ç?mendemi?-thotë shqiptari i dëshpëruar, i cili është në pritje të intervistës nga autoritetet gjermane me shpresën se do të mund të përfitojë azil në dhe në këtë mënyrë të nisë një jetë më të mirë, se ajo në Shqipëri por se dhe tmerri që po përjeton aktualisht në kamp.
Një raport i fundit i autoriteteve gjermane tregon se aplikimet për azil të shqiptarëve gjatë 7-mujorit të këtij viti arrijnë shifrën 29.353 krahasuar me 4590 të po të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Në raport thuhet se vetëm për muajin korrik ka patur 7547 azilkërkues shqiptarë. Vendi ynë është i treti, pas Sirisë dhe Kosovës ndërsa si kombësi, shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve. Dy ditë më parë, ministri i brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maiziere në një intervistë për BBC përsëriti se zona Shengen po rrezikohet seriozisht nga azilkërkuesit duke thënë se vendet e tjera anëtare të BE-së duhet të bëjnë më shumë në këtë situatë.
De Maiziere ka kërkuar të rishikohen parashikimet mbi ardhjen e emigrantëve, pas sipas tij, pritet që kjo shifër të shkojë deri në 800 mijë.
Mbijetesa
?Përpjekjet dita-ditës janë që të mos na kapë ndon...